Policia sekuestron tri armë zjarri, arrestohen tre persona

03 janar 2023 | 13:18

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje në dy raste të ndara, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje dhe një për veprën armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i dy personave të dyshuar është realizuar në rrugën “Adem Gashi” në Prishtinë, nga njësite të stacionit Veriu, ku përveç intervenimit në rast të dhunës në familje zyrtarët e stacionit në shtëpi kanë gjetur dhe sekuestruar: – një armë zjarri të tipit TT; – dy karikatorë dhe – 14 fishekë.

Ndërsa në kontrollet e zhvilluara nga hetuesit në veturën dhe një lokacion tjetër (vend ku punon) personit të dyshuar për dhunë në familje, i janë gjetur dhe sekuestruar: – 1 armë e gjatë AK-47; -247-fishekë; – 5 karikatorë; – 1 shurdhues i armës; dhe – 4 pajisje të ndryshme për pastrim tw armës etj.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Personi i arrestuar për dhunë në familje me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes. Rasti i dytë, ku është arrestuar një person tjetër i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, ka ndodhë në fshatin Çikatovë e re të Drenasit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personit të dyshuar i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.

Pas intervistimit nga ana e policisë, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, kapiteni…