
Policia serbe ndalon te Dheu i Bardhë këshilltarin e Haradinajt
25 prill 2019
| 14:10
Sergjan Jovanoviq, anëtari i Bordit të Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.
Siç ka bërë me dije SLS-ja, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë e kanë ndaluar Jovanoviqin në rrugën drejt Vranjes, duke i thënë se kishin urdhër për ta mbajtur atë derisa anëtarët e BIA-s kanë ardhur për të biseduar me të.
Kjo parti ka rikujtuar se gjatë muajve të kaluar në Merdare janë ndaluar dhe pyetur nga Policia serbe kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq, anëtarët Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovleviq dhe Sreçko Spasiq.