Policia serbe në mënyrën më brutale rrah emigrantët

26 prill 2023 | 08:04

Shoqata MVI (Medical Volunteers International Serbia) ka postuar në Instagram një video nga qendra e pritjes në Sombor të Serbisë.

“Një qendër zyrtare tranzite e financuar nga qeveria supozohet të jetë një vend i sigurt për njerëzit në lëvizje. Kjo video tregon të kundërtën. Kjo është dëshmi e qartë se policia serbe po rrah ilegalisht individë. Djali në këtë video është i mitur”, thuhet përbri videos, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit raportuan se ata të kapur nga policia u dërguan në jug në Preshevë. Fatkeqësisht, kjo po bëhet sistematike. Qeveria e Serbisë jo vetëm që i injoron emigrantët, por shkel plotësisht të drejtat e tyre”, kanë shkruar ata në Instagram.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia do të dëbojë pesë diplomatë rusë për “aktivitete që…