Policia shpall në kërkim një shtetas turk për vrasjen në Prishtinë

06 dhjetor 2020 | 20:27

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Atila Yaldirimin, shtetas turk, i cili dyshohet se kreu një vrasje në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.

Në njoftimin policor, policia kërkon bashkëpunim të qytetarëve në gjetjet e 53-vjeçarit dhe fton që çfarëdo lloj të informacionit që posedohet, të bëhet i ditur në numrin 192.

“Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 ne rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë.”

“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.

Revolja, me të cilën dyshohet është kryer krimi është gjetur 100 deri 150 metra nga vendi i ngjarjes, në një kosh plehrash.

Policia gjatë ditës po ashtu njoftoi se ka identifikuar të dyshuarin dhe ka bastisur shtëpinë e tij, por i dyshuari për vrasjen, nuk është gjetur në shtëpi.

Ndërkaq siç bëhet e ditur, i dyshuari Atila Yldirim ishte pasagjer në veturën me targa të Kosovës ndërsa viktima Sami Kurtulus ishte shofer.

I vrari sot në Prishtinë dhe i dyshuari, që të dy shtetas të Turqisë kanë hyrë me 08.03.2020 në pikën kufitare në Vërmicë nga Shqipëria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa termocentral të ri dhe në rrezik të humbjes së…