
Policia shqiptare arreston 115 persona për organizim të lojërave të fatit
Policia shqiptare ka thënë të premten se ka ndërmarrë një aksion për mbylljen e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit.
Aksioni i policisë ka ndodhur një vit pasi autoritetet shqiptare kanë ndaluar aktivitete të tilla.
Më shumë se 1 500 policë kanë marrë pjesë në operacionin, i cili është zhvilluar në Tiranë dhe shtatë qytete të tjera, derisa ndeshjet e futbollit të Ligës Evropiane janë zhvilluar mbrëmjen e së enjtes.
Përmes një deklarate, policia ka bërë me dije se ka arrestuar 115 persona dhe 26 të tjerë janë duke u hetuar.
“Ata janë pronarë, menaxherë ose punonjës të këtyre bastoreve. Policia konfiskoi gjithashtu 140 000 euro dhe qindra kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike”, është thënë në njoftimin e policisë.
Në vitin 2018, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për heqjen e lojërave të fatit nga zonat e banuara.
Kazinot tani lejohen vetëm në disa hotele të mëdha.
Megjithatë, shumë aktivitete të tilla kanë vazhduar të funksionojnë në fshehtësi.
Faqet e basteve online të drejtuara nga jashtë, janë gjithashtu të paligjshme në qytetet e Shqipërisë.