Policia thotë se katër armët që iu gjetën mashtruesit Sllamniku ishin me leje
Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në pronat e Arianit Sllamnikut, i dyshuar për mashtrim përmes shitjes së ilaçeve veterinare si trajtim për shërimin e autizmit.
Gjatë kontrollit, Policia ka thënë se ka gjetur dhe sekuestruar edhe armë që ishin me leje, shkruan Reporteri.net.
Armët e sekuestruara janë dy armë zjarri të gjata dhe dy armë zjarri të shkurta.
Ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari mjekësore përkatësisht ka kryer veprat penale: Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, dhe eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave të sanksionuara me KPRK.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Reporteri




