Policia turke arreston mbi 100 persona të dyshuar për ‘lidhje’ me Gulenin

09 prill 2019 | 17:35

Policia turke ka bërë me dije se ka arrestuar më shumë se 100 persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me klerikun Fetullah Gulen, i akuzuar për tentim grusht-shteti në vitin 2016.

Prokurorët kanë lëshuar urdhërarreste për 400 persona, por vetëm 127 janë arrestuar, ka njoftuar i agjencia shtetërore e lajmeve “Anadollu”.

Bastisjet për arrestimin e të dyshuarve tjerë janë duke vazhduar në mbarë vendin.

Dhjetëra-mijëra persona po mbahen në burg pasi dyshohet se janë të lidhur me klerikun që jeton në ShBA, Fetullah Gylen dhe lëvizjen e tij.

Mbi 140.000 punëtorë të sektorit publik janë përjashtuar ose pezulluar nga puna nën dyshimet se janë të lidhur me këtë lëvizje.

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, e akuzon Gulenin për urdhërimin e grusht-shtetit të dështuar por kleriku që jeton në Pensilvania të ShBA-së mohon pretendimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit prodhoi një seri rastesh për…