Policia zvicerane e identifikon sulmuesen si xhihadiste

25 nëntor 08:52

Policia zvicerane e ka identifikuar gruan që kreu sulm me thikë në Lugano të martën si një xhihadiste e njohur.

Prokurorët federalë e quajtën incidentin në kantonin Ticino si sulm të dyshuar terrorist dhe i kanë filluar hetimet për këtë rast.

“Autorja e sulmit është e njohur për policinë federale nga hetimet e vitit 2017 për të kaluar xhihadiste”, thuhet në një postim të policisë në rrjetet sociale.

Dëshmitarët e sulmit thanë se gruaja gjatë aktit thoshte se i përket grupit të ashtuquajtur “Shtet Islamik”, shkruan Reuters, transmeton Express.

Zvicra, shtet që njihet për neutralitetin e saj në politikat botërore, deri më tani nuk ka përjetuar sulme të rënda xhihadiste, siç ka ndodhur në disa vende tjera evropiane.

Gjermani dhe Franca këtë muaj kërkuan kontrolle më të rrepta kufitare të Bashkimit Evropian pasi xhihadistët e dyshuar islamikë vranë tetë persona brenda një muaji në Paris, Nice dhe Vjenë.

Sidoqoftë, Zvicra ka identifikuar qindra banorë si kërcënim i mundshëm dhe militantë që kanë udhëtuar në zonat e luftës.

Prokurorët janë duke hetuar një rast të therjes fatale të një burri portugez në shtator. Dyshohet se sulmuesi, shtetas zviceran me prejardhje turke, kishte motiv terrorist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi punues i këshillit për të drejtat e njeriut në…