Policit famëkeq në SHBA nuk i mjafton burgosja, tani e braktis edhe gruaja

30 maj 2020 | 11:42

Gruaja e oficerit të policisë, i arrestuar për vrasjen e George Floyd në SHBA, ka paraqitur kërkesën për divorc. Kështu bëri të ditur avokati i saj të premten.

Kellie Chauvin, ish-fituese e Miss Minnesota, po kërkon divorcin ndaj Derek Chauvin, ditën kur ai u akuzua për vrasjen e Floyd.

“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd, ngushëllimet saj shkojnë për familjen e tij, për të dashurit dhe të gjithë ata që janë hidhëruar nga kjo tragjedi,” tha zyra avokatore.

Derek Chauvin u filmua teksa i vendoste gjurin në qafë amerikanit me ngjyrë, George Floyd.

Prokurorët në Hennepin County, Minesota, thonë se provat tregojnë se Chauvin mbajti gjurin e tij në qafën e Floyd për gjithsej 8 minuta dhe 46 sekonda, përfshirë dy minuta dhe 53 sekonda nga të cilat Floyd nuk ishte i vetëdijshëm.

Ai humbi jetën pak minuta më vonë. Ngjarja provokoi protesta të dhunshme. Një autopsi zyrtare zbuloi se Floyd nuk ka vdekur nga mbytja apo asfiksia.

Por familja e tij është kundër kësaj autopsie dhe ka kërkuar një ekzaminim të ri./abcnews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pas tejkalimit…