Politika ka degraduar, nuk ka ku shkon më poshtë

30 tetor 2020 | 08:50

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se kjo është legjislatura më e dobët në histori të Kosovës. “Gjithmonë them se nuk ka ku shkon më poshtë. Kështu kam menduar edhe në fillim të punës së kësaj legjislature. Politika ka degraduar”, thotë ai.

“Kam bërë një tërheqje taktike, të themi. Atmosfera politike është toksike. Një njeri me parime e ka problem me gjet veten në këtë ambient. Partitë nuk kanë besnikëri ndaj idealeve dhe premtimeve ndaj elektoratit”, shton ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka bërë me dije se aeroplanmbajtësja e saj e…