Polonia kërkon mobilizimin e Perëndimit: Jemi 20 herë më të fuqishëm se Rusia

24 dhjetor 2023 | 18:10

Polonia është në anën e Ukrainës “në këtë luftë titanike” siguroi ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski, i cili vizitoi Kievin në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.

Ai i ka bërë thirrje Perëndimit që të mobilizojë ekonominë e tij për të luftuar Rusinë, pasi vendet perëndimore së bashku janë “20 herë më të fuqishme” se Rusia ekonomikisht, por Kremlini “e ka kaluar ekonominë e tij në modalitetin e luftës”.

“Ne nuk mund të lejojmë Rusinë të prodhojë më shumë në bazë të një ekonomie shumë më të vogël. Sepse luftërat nuk fitohen me beteja taktike, luftërat fitohen nga prodhimi. Nëse Perëndimi mobilizohet, nuk kam asnjë dyshim se kush do të fitojë, por fillimisht duhet të fillojë mobilizimin.”

Ekziston një “hije” në marrëdhëniet mes dy vendeve, për shkak të krizës në kufi. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba e quajti situatën “të papranueshme dhe të dëmshme”.

Ndërsa në të njëjtën ditë, Kievi njoftoi një marrëveshje me palën polake, e cila përfshin “një plan” për të zhbllokuar kufirin. Ndërsa zyrtari nga Varshava tha se do të bisedojë me shoferët polakë të kamionëve të cilët refuzojnë hyrjen e lirë për kamionët nga Ukraina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja janë bërë publike nga mediat italiane në…