Polonia ndihmon Kosovën me 100 mijë maska dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues

29 maj 2020 | 11:36

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Polonia e ka ndihmuar Kosovën në luftën ndaj koronavirusit me 100 mijë maska dhe 10.350 litra dezinfektues.

Sipas MSH-së, ky kontingjent i ndihmës është dorëzuar sot dhe është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë.

Fotografia e Ministria e Shëndetësisë

 

Fotografia e Ministria e Shëndetësisë

Fotografia e Ministria e Shëndetësisë

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Kida ka postuar disa foto të nxehta në rrjetet…