Polonia vendos kontrolle me Gjermaninë dhe Lituaninë, BE-ja bën thirrje për koordinim

07 korrik 2025 | 14:56

Pas vendimit të Polonisë për të rivendosur përkohësisht kontrollet kufitare me dy fqinjët e saj, Gjermaninë dhe Lituaninë, për shkak të shqetësimeve që lidhen me rritjen e fluksit të emigrantëve, sigurinë kombëtare dhe rendin publik, Komisioni Evropian ka bërë thirrje për koordinim të ngushtë mes vendeve.

Sipas The Guardian, nga KE është thënë se “rivendosja e përkohshme e kontrolleve të brendshme kufitare është e mundur, në përputhje me kushte të caktuara, siç përcaktohet në legjislacionin e BE-së, dhe në veçanti në Kodin e Kufijve Shengen”. Megjithatë, është shtuar se një veprim i tillë kërkon “koordinim të ngushtë në nivelin e BE-së, dhe në veçanti me të gjitha shtetet anëtare të përfshira.”

Kjo situatë vjen në një kohë kur disa vende të tjera të BE-së gjithashtu po shqyrtojnë mundësinë e rivendosjes së kontrolleve për shkak të çështjeve të sigurisë dhe migracionit.

Ndërkohë, lidhur me vendimin e Polonisë, kryeministri Donald Tusk, ka thënë se kontrollet kufitare të BE-së janë të nevojshme për të ndaluar flukset e parregullta të migracionit të frymëzuara nga Bjellorusia dhe Rusia.

Ai e ka përsëritur argumentin kryesor të Polonisë se flukset e parregullta të migracionit në Evropë janë “të organizuara nga fuqitë armiqësore – le t’i quajmë ashtu siç janë – kryesisht nga regjimi i Lukashenkos, por gjithashtu të mbështetura nga administrata e Putinit” në Rusi.

Turk tutje ka shtuar se “operacioni i Rojës Kufitare Polake, i militarizuar rëndë në kufi me Bjellorusinë, ndalon 98% të të gjitha përpjekjeve për të hyrë në territorin polak, por ka paralajmëruar se, “e gjithë kjo nuk ka kuptim nëse kufijtë e tjerë të jashtëm të BE-së nuk ruhen po aq rreptë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se…