Pompeo i shkruan letër Kurtit: Hiqe taksën dhe kthehu në dialog me Serbinë

13 shkurt 2020 | 14:29

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një javë pasi ai e mori detyrën në krye të Qeverisë.

Pompeo i ka kërkuar atij që ta heq taksës ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në letrën e publikuar nga portali serb “Blic”, Pompeo ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së re në Kosovë por ka insistuar se cilat janë nevojat e menjëhershme për t’u realizuar.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Heqja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të ktheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”, ka shkruar Pompeo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën…