Pompeo sot takon Putinin dhe Lavrovin

14 maj 2019 | 11:34

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të takojë sot presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi.

Këto do të jenë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se temat që do t’i diskutojnë Putin dhe Pompeo, do të përfshijnë kontrollin e armëve, krizën në Venezuelë, konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe Iranin.

Të gjitha këto janë fusha ku SHBA-ja dhe Rusia janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Pikënisja kur diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë është të pranojmë sinqerisht se Rusia ka ndërmarrë një sërë aksionesh agresive dhe destabilizuese në skenën globale”, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli në kushte anonimiteti./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakerët instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona…