Ponte Prizreni ia shkakton humbjen e parë Pejës

11 nëntor 2022 | 00:27

Ponte Prizreni ka triumfuar në ndeshjen e parë të Ligës Unike për këtë edicion. Prizrenasit mposhtën kampionen e Ligës Unike, Pejën me rezultat 75:81 (21:15, 15:27, 19:21, 20:18).

Ky takim ishte i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku pejanët pësuan humbjen e parë në këtë edicion dhe kanë tetë fitore e një humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e katër humbje.

Te Peja u dallua Jalen Tate me 13 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Dachon Burke me 33 pikë e tetë kërcime.

#FBK #fbkkosova #LigaUnike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në…