Porosia e kryeshefit të Ujësjellësit: Ta kursejmë ujin e pijshëm dhe të paguhen shërbimet e ujësjellësit

09 gusht 2019 | 00:01

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. Ilir Abdullahu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë thirrje që të mos keqpërdoret uji i pijshëm në kohën kur temperaturat ditëve të fundit kanë shënuar rritje.

Abdullahu ka bërë me dije se fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë nuk e ndalin për asnjë moment funksionimin në trajtimin e ujit të pijshëm që qytetarëve t’u sigurohet mjaftueshëm furnizim me ujë edhe në këto ditë kur temperaturat në vendin tonë po shënojnë një ngritje mbi 34 gradë celcius.

“Në këto momente jam duke i vizituar punëtorët kujdestarë që qëndrojnë në punë 24 h pa ndëreprerë në fabrikën e Shkabajve dhe Badoc me kapacitetin e tyre të përbashkët rreth 1700 l/s, të cilët meritojnë një falënderim tejet të veqantë për kontributin e pashembullt”, ka shkruar Abdullahu.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.

Sot, kur bota ka ngre alarmin për zvogëlimin e përditshëm të resursit ujorë jetësorë, shtrohet pyetja se çfarë po bëjmë ne si qytetarë që të ruajmë ujin e pijshëm !!!?

Derisa ora po shënon 23:30, fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë nuk e ndalin për asnjë moment funksionimin në trajtimin e ujit të pijshëm që qytetarëve t’u sigurojmë mjaftueshëm furnizim me ujë edhe në këto ditë kur temperaturat në vendin tonë po shënojnë një ngritje mbi 34 gradë 

Në këto momente jam duke i vizituar punëtorët kujdestarë që qëndrojnë në punë 24 h pa ndëreprerë në fabrikën e Shkabajve dhe Badoc me kapacitetin e tyre të përbashkët rreth 1700 l/s, të cilët meritojnë një falënderim tejet të veqantë për kontributin e pashembullt.

Kurseni dhe paguani për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ne punojmë për ju, ditë e natë, gjithnjë në shërbimin tuaj!

I lutemi vëmendjes tuaj që të kthehet kah resursi me vlerë të pamohueshme, sepse një ditë mund të jetë vonë!

Video/Aeratoret dhe Filtrat/Shkabaj,Batllava,Badovci

Me respekt,

I.A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, përmes një postimi në llogarinë…