Porosia e profesorit Dali Emërllahu: Kujdes me mashtrimet personale për marrjen e Luginës

08 tetor 2018 | 11:32

Profesori i njohur universitar, Dali Emërllahu me prejardhje nga Presheva ka thënë se me shumë kujdes po i përcjell dhe me shqetësim të madh po i përjeton deklaratat e pamatura dhe tejet amatoreske të politikanëve kosovar, kur është në pyetje marrja e Luginës.

“Kujdes kur flisni për Luginën sepse veprimet e juaja janë vetëm për qëllime personale dhe asgjë më shumë”, është shprehur Emërllahu.

Profesori Emërllahu është emër i njohur në fushën e akademisë universitare dhe një kuadër që ka dhënë shumë për Universitetin e Prishtinës duke nxjerr gjenerata të shumta, përfshirë këtu edhe qindra student nga Lugina që kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës.

Emërllahu ndonëse në pension ka thënë se po i përcjell me shumë vëmendje dhe me shqetësim të madh, deklaratat e Hashim Thaçit dhe të tjerëve rreth marrjes së Luginës.

“Porosia ime, meqë vije nga Presheva është që të keni kujdes kur flisni në emër të Luginës. Lugina i ka njerëzit e saj që din të kujdesen për trojet e veta. Për mendimin tim deklaratat se Lugina mund t’i bashkohet Kosovës janë të pamatura dhe tejet amatoreske në jetën politike. Andaj ju pushtetar të Kosovës, kujdes kur flisni për Luginën sepse veprimet e juaja janë vetëm për qëllime personale dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar Emërllahu për “Rajonipress”.

Profesori Emërllahu ka theskuar se çështja e Kosovës Lindore është dhembje e madhe si kundër që është Çamëria, Maqedonia si dhe viset tjera shqiptare jashtë shtetit amë.

“Konsideroj se diskutimet për Kosovën Lindore e sidomos për marrjen e Luginës janë mashtrime për qëllime personale. Për këtë na porosit edhe akademiku bullgar këto ditë ‘se Serbia nuk ta fal as 1 metër’, por siç thoshte i madhi Mark Krasniqi ‘interesimi i Serbisë për kisha është vetëm pretekst sepse asaj i intereson vetëm pasuria e Kosovës dhe dëshiron sa më shumë t’i afrohet Trepçës dhe Ujmanit’”, ka deklaruar Emërllahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suksesi i saj në skenën ndërkombëtare është i padiskutueshëm dhe…