Portieri i Leganesit: Askush nuk na uroi nga Barça

27 shtator 2018 | 14:17

Portieri i Leganesit, Ivan Cuellar ishte më meritori për fitoren e skuadrës së tij ndaj Barcelonës (2-1). Ai u ankua për mungesën e sportiviteti të lojtarëve të Barcelonës.

“Është e vërtetë që jemi Leganes, një ekip i përulur, por më pëlqen që kundërshtarët të sillen me sportivitet ndaj nesh. Disa lojtarë dhe skuadra mund të jenë mësuar më së shumti të fitojnë, por ja që edhe humbet në futboll. Kur humbet duhet ta përshëndesësh dhe përgëzosh ekipin tjetër, diçka që lojtarët e Barcelonës nuk e bënë. Askush nuk erdhi për të na uruar, askush prej nesh nuk është përgëzuar. Unë mendoj se ky është një gjest mjaft i shëmtuar”, ka thënë Cuellar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi Një monografi për një ngjarje shumë të njohur…