Portieri nga Seria B kundërshton reduktimin e pagave: Nuk jemi të gjithë Ronaldo

26 mars 2020 | 15:35

Në kohën kur e gjithë bota flet për shkurtimin e mundshëm të pagave të lojtarëve (në Bundesliga e në Ligue 1 shumë skuadra e kanë bërë tashmë), nga Cittadella vjen menjëherë kundërshtimi për hipotezën e menduar nga Lega Calcio.

“Nuk jemi të gjithë Cristiano Ronaldo”, ka deklaruar portieri i klubit venet, Alberto Paleari.

“Nëse do të bëhej fjalë për të vonuar pagat për një muaj e pastaj të marrim dy muajin pasardhës, do thosha po pa probleme. Por nëse po flasim për të ulur rrogën atëherë me gjithë ndershmëri do të thosha jo”.

Nuk jemi si CR7, që nëse i heqin dy muaj rrogë nuk është se futet në vështirësi. Po na i hoqën ne, troket pronari i shtëpisë e kërkon qeranë. Mendoj se duhen dy pesha e dy masa”, deklaroi numri një i portës së Cittadellas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i turk në Gjilan sot ka qëndruar në Qendrën Operative…