Portugezi vendos rekordin e ri në Kupën e Botës

07 dhjetor 2022 | 21:58

Ndeshja e djeshme, mes Portugalisë dhe Zvicrës, e cila përfundoi me rezultatin 6 me 1 dhuroi spektakël.

Në fitoren e luzitanëve, emrin në listën e golashënuesve e vendosi dhe mbrojtësi 39-vjeçar, Pepe.

Me golin e shënuar, qendërmbrojtësi veteran vendosi një rekord të ri, duke e regjistruar veten si lojtarin më të vjetër, që shënon në një Kupë Bote, në moshën 39 vjeç, 9 muaj e 10 ditë.

Në këtë mënyrë, Pepe zuri vendin e ish-sulmuesit ikonik të Kamerunit, Roger Milla, i cili shënoi në Kupën e Botës, në moshën 38 vjeç, 1 muaj e 3 ditë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkatdhetari ynë, mjeku specialist i Gjinekologjisë dr. Musa Krasniqi, i…