Posta e Kosovës autorizohet për kryerjen e pagesave të mbeturinave për konsumatorët e Vushtrrisë

05 korrik 2018 | 16:11

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka bërë të ditur se sot (e enjte), Posta e Kosovës mori autorizimin për kryerjen e pagesave të faturave të mbeturinave, për konsumatorët e Komunës së Vushtrrisë.

Ai së bashku me kryetarin e Vushtrrisë  Xhafer Tahiri, kanë nënshkruar marrëveshjen me anë të së cilës Posta e Kosovës, autorizohet për kryerjen e pagesave të faturave të mbeturinave, për konsumatorët e Komunës së Vushtrrisë. “Jam i lumtur që sot Posta e Kosovës mori autorizimin për kryerjen e pagesave të faturave të mbeturinave, për konsumatorët e Komunës së Vushtrrisë. E falënderoj përzemërsisht kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për mikpritjen me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, në bazë të së cilës do të hapet edhe zyra postare në hapësirat e objektit të administratës komunale. I uroj gjithë qytetarët vushtrrias, të cilëve iu mundësua dhe lehtësua kryerja e pagesave të faturave të mbeturinave dhe shërbimet e tjera postare, të gjitha në një vend!”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke…