Posta e Kosovës, e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me komunën e Drenasit

01 tetor 2020 | 15:41

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në një takim u.d. kryeshefen ekzekutive të Postës së Kosovës, Vjollca Shala-Mulaj dhe zyrtarë të Postës së Kosovës.

Takimi kishte karakter njoftues dhe me këtë rast kryeshefja Shala-Mulaj falënderoi kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e deritanishëm dhe diskutoi për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme, që prekin interesin e qytetarëve të Komunës së Drenasit.

“Kam zgjedhur Drenasin si komunën e parë në vazhdën e vizitave të mia nëpër komuna për arsye se Drenasi është komuna me përformancen më të mirë në Kosovë”, ka thënë Shala-Mulaj. Me këtë rast, ajo i dhuroi kryetarit

Lladrovci një ekzemplar të filatelisë me pulla postare që për motiv kanë heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Kryetari Lladrovci falënderoi kryeshefen Shala-Mulaj për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe me këtë rast u dhuroi medaljonet e punuara nga gratë e Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG) me seli në Drenas.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premium Park Hotel Sh.p.k me numër UNIK të biznesit: 811355545…