Posta e Kosovës lanson pullat postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

22 prill 2024 | 14:54

Posta e Kosovës ka lansuar pullat postare kushtuar mbrojtjes së ambientit.

Sipas njoftimit, ky emision i pullave postare bartë mesazhet për rëndësinë e ambientit të pastër, rrezikun e ndotjes nga qeset plastike dhe formën edukative të përdorimit të materialeve të reciklueshme. Mbrojtja e ambientit, në aspektin global, është pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin Tokë.

Pjesë përbërëse e këtij emisioni është edhe Zarfi i Ditës së Parë, i cili do të qëndrojë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë. Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj vazhdon me përkrahjen e të gjitha iniciativave për të mirën e qytetarëve, si dhe për promovimin e shtetit tonë nëpër botë”, bëhet me dije në njoftimin e Postës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e studentëve ka vazhduar edhe të hënën me kërkesën…