Posta e Kosovës: Me sukses po shpërndahet asistenca sociale

24 mars 2020 | 10:49

Megjithëse mijëra përfitues të skemës sociale kanë shkruar që nga mëngjesi në pikat e Postës së Kosovës gjithandej vendit, procesi i shpërndarjes së tyre është duke u zhvilluar me sukses nga Posta e Kosovës  thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

“Përkundër fluksit të madh të qytetarëve, në të gjitha hapësirat e brendshme të zyrave postare është rreptësisht duke u respektuar distanca sociale prej 2 metrave falë stafit tonë. Edhe në hapësirat jashtë zyrave postare po mbahet distanca megjithëse janë krijuar rende, por është duke na asistuar edhe Policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë shumë”, thuhet në njoftim e Postës së Kosovës.

Posta e Kosovës për shkak të motit të ftohtë dhe gjendjes emergjente u bënë thirrje të gjithë përfituesve të asistencës sociale se nuk kanë nevojë të presin në radhë të gjata sepse Asistencën Sociale mund ta marrin edhe në ditët në vijim.

Kryeshefi ekzekutiv, Shefqet Avdija, falënderon të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës si dhe qytetarët që edhe në këto kushte të vështira dhe emergjente janë duke realizuar këtë projekt të shpërndarjes së asistencës sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike…