Postimi i Dafinës, diss ndaj Tayna-s?

04 shkurt 2021 | 17:19

Rastësi apo diss virtual? Njerëzit janë të bindur se postimi i fundit i Dafina Zeqirit ishte kundërpërgjigje e një InstagramStory të Tayna-s. Kjo e fundit, disa orë më parë publikoi videon e një fanseje të saj, teksa shkruante:

“Ty nuk t’i dinë as këngët, mua freestyle-t m’i dinë përmendësh. Nuk jemi të njëjta”.

Pas saj, erdhi ky postim i Dafinës, që tanimë rezulton i fshirë:

Në të shfaqet një përkufizim i freestyle-it, si i pashkruar dhe forma më e vrazhdë e hip-hop-it.

Pas bashkëpunimit “Bye Bye”, në media të shumta sociale u përcoll lajmi i prishjes së marrëdhënies mes dy artisteve të njohura, teksa në asnjë moment nuk u aludua rreth shkakut të mundshëm. Mosndjekja e njëra-tjetrës në Instagram i përforcoi akoma më shumë dyshimet.

Marrë shkas nga e gjitha kjo, nisi të thuhej madje se kënga “Zili Zili” e Zeqirit ishte asgjë më shumë veçse një diss kundër Tayna-s.

“Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.”

Nga ana tjetër, Tayna do të realizonte një freestyle në emisionin e Meriton Mjekiqit dhe ndjekësit e kishin gati teorinë: diss, diss-it.

“Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.

Në dhjetor të vitit të shkuar, “iconstyle.al” raportoi në mënyrë ekskluzive se konflikti mes Taynës dhe Dafinës mund të mos ishte aq i ashpër sa dukej. Kjo pasi burime konfidenciale bënë me dije se reperja ishte shprehur në “Shiko kush LUAN” se Dafina është këngëtare e mirë. Kjo rrëzonte diss-et e supozuara mes tyre, duke lënë të kuptohej se respekti ekziston ende, pavarësisht se çfarë kishte ndodhur. Të paktën nga ana e Tayna-s. Mirëpo, ajo që ndodhi është se kjo deklaratë e reperes nuk u transmetua në ekran dhe as në You Tube.

Po ashtu u hoq edhe deklarata e saj për Melinda Ademin, ku shprehej se është vajza e bukur. “iconstyle.al” siguroi asokohe videon e Taynës në emision, ku jepte mendimin e saj për dy koleget, teksa nuk dihet ende se përse këto dy deklarata u fshinë nga emisioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
05.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…