Postin e zëvendëskryeministrit nuk e shoh si privilegj por si përgjegjësi

03 qershor 2020 | 15:28

Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së re, ka thënë se detyrën e re nuk e sheh si privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit e shoqërisë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se do të angazhohet si përherë, të mos kufizohet në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit.

“Si shtet dhe shoqëri, e kemi domosdoshmëri të marrim më të mirën nga secili, duke sjell sinergji në funksion të progresit, zhvillimit dhe synimeve tona të përbashkëta euro-atlantike”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të nderuar qytetarë,

Me besimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e të Kryeministrit Ramush Haradinaj nga sot do të mbajë pozitën e zëvendëskryeministrit të parë. Këtë pozitë, nuk e shoh si privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit e shoqërisë!

Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit. Do të angazhohem si përherë, të mos kufizohem në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit. Do të vazhdoj ta kultivojë debatin përmbajtjesor, konsultimin e përhershëm dhe bashkëpunimin pa dallime në funksion të punëve të mira që mund t’i bëjmë së bashku.

Si shtet dhe shoqëri, e kemi domosdoshmëri të marrim më të mirën nga secili, duke sjell sinergji në funksion të progresit, zhvillimit dhe synimeve tona të përbashkëta euro-atlantike.

Faleminderit të gjithëve për besimin!

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk kam firmosur me Ferrarin për të qenë pilot i…