Sainz: Nuk kam firmosur me Ferrarin për të qenë pilot i dytë

03 qershor 2020 | 15:20

“Nuk kam firmosur me Ferrarin për të qenë pilot i dytë, pas Leclerc. Në kontratën që kam nënshkruar, ashtu sikurse kam bërë edhe më parë, thuhet se skuadra është mbi pilotin. Ndaj, nuk ka asnjë klauzolë që unë të ndihmoj Leclerc”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga spanjolli Carlos Sainz, që duke nisur nga viti 2021 do të jetë piloti i ri i Ferrarit. Ai ka zënë vendin e Sebastian Vettel, që do të largohet në fund të këtij viti.

“Te Ferrari do të jap maksimumin tim për të fituar dhe të gjithë në pistë jemi rivalë. Nëse do të ndodhemi përpara një situate të ndërlikuar, do të marrim vendimin e duhur”, ka thënë Sainz, që këtë sezon do të garojë me McLaren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka uruar qeverinë e re të Kosovës të…