Prag Krishtlindjesh, e gjithë bota po feston me përjashtim të Betlehemit

24 dhjetor 2023 | 18:47

Ministrja e Turizmit në Palestinë, Rula Ma’ayah, thotë se e gjithë bota këtë vit po e feston Krishtlindjen, me përjashtim të Betlehemit, vendlindja e Krishtit. Kisha e Lindjes, një nga më të vjetrat, e periudhës bizantine të Betlehemit, është bosh këtë vit, ndonëse jemi në Krishtlindje.

Askund në qytet nuk ndihet atmosfera festive, as drita e as pema nuk është vendosur si tradicionalisht, në sheshin Manger.

Gjithsesi, me qirinj në duar, vendasit, mbajtën këtë të diel një meshë, me mesazhin kryesor, paqen. Prej së paku 2 mijë vitesh, pelegrinët udhëtonin drejt Betlehemit vazhdimisht, për ta festuar atje këtë datë të rëndësishme.

Por që kur nisi lufta, që ka lënë mbi 20 mijë të vdekur, në Betlehem ka rënë qetësia. 50 km larg Betlehemit dëgjohen bombardimet e luftës, që ndonjëherë qetësinë qytetit ja prishin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit tha se brenda vitit mbi…