PRAK: E papranueshme që pacientët të mbesim pa shërbime shëndetësore

25 nëntor 2021 | 12:11

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë(PRAK) është shprehur e shqetësuar për gjendjen e pacientëve pas hyrjes së stafit shëndetësor në grevë.

Përmes një komunikate për medie, kjo shoqatë ka theksuar se viktimizimi i pacientëve në këtë mënyrë është i padrejtë.

Sipas PRAK, është e pa pranueshme që stafi mjekësor t’i përdor pacientët si “mish për top” në “luftën” që ata po bëjnë me Qeverinë për rritjen e pagave të tyre.

“Është e pa pranueshme që stafi mjekësor t’i përdor pacientët si “mish për top” në “luftën” që ata po bëjnë me Qeverinë për rritjen e pagave të tyre. Viktimizimi i pacientëve në këtë mënyrë, është i pa drejtë kur e dijmë se ka masa të tjera që mund të përdoren, siç është psh. Protesta. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se qëllimi final i një shërbimi shëndetësor është shëndeti i pacientit”, është thënë në komunikatën për medie të kësaj shoqate.

 

Komunikatë e plotë e shoqatës:

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK përmes kësaj komunikate dëshiron të shprehë shqetësimin e sajë për gjendjen e pacientëve pas hyrjes së stafit shëndetësor në grevë!

Ne konsiderojmë se stafi shëndetësor duhet të ketë paga në përputhje me detyrat, përgjegjësitë dhe punën që bëjnë. Kjo gjë mund të arrihet vetëm përmes ndërrimit të mënyrës së pagesës, përkatësisht duke e ndarë blerësin nga ofruesi i shërbimit shëndetësor dhe duke e aplikuar pagesën për përformancë. Kjo nënkupton që të paguhet puna e mjekut dhe jo profesioni i mjekut!

Forma të tjera që janë aplikuar deri më tani, por edhe rritja e pagave të stafit mjekësor në të kaluarën, nuk e kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve, ajo ka mbetur e njejtë edhe 20 vite pas luftës. Prandaj, e vetmja zgjidhje është reformimi i sistemit shëndetësor, përkatësisht implementimi i skemës së Sigurimeve Shëndetësore.

Është e pa pranueshme që stafi mjekësor t’i përdor pacientët si “mish për top” në “luftën” që ata po bëjnë me Qeverinë për rritjen e pagave të tyre. Viktimizimi i pacientëve në këtë mënyrë, është i pa drejtë kur e dijmë se ka masa të tjera që mund të përdoren, siq është psh. Protesta.

Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se qëllimi final i një shërbimi shëndetësor është shëndeti i pacientit.

Nëse Kosova ka Institucione Shëndetësore të pa licencuara si rezultat i të cilave kufizohet edhe ofrimi, përkatësisht pranimi i shërbimit shëndetësor, nëse lista e barnave esenciale nuk është duke u përmbushur, nëse 18% e pacientëve (sipas raportit të progresit për Kosovën) nuk shkojnë fare tek mjeku për shkak të pamundësisë financiare dhe 34% e tyre kanë vështiësi në marrjen e shërbimit shëndetësor, etj … atëherë lind pyetja, a është paga problemi i parë që duhet t’i ipet zgjidhje për të përmirësuar kualitetin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët?!

Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë thirrje përfaqësuesve sindikal që ta ndërpresin grevën dhe Qeverisë së Kosovës të reflektoj ndaj pakënaqësive të palëve dhe të përshpejtoj reformimin e sistemit shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali nga Emiratet e Bashkuara Arabe që akuzohet se kishte…