Pranohet dorëheqja e presidentit komunist të Vietnamit

20 mars 2024 | 13:16

Partia Komuniste Vietnameze ka pranuar dorëheqjen e presidentit Vo Van Thuong, ka njoftuar qeveria të mërkurën, në shenjë të trazirave politike që mund të dëmtojnë besimin e investitorëve të huaj në vend.

Qeveria ka thënë në një deklaratë se Thuong kishte shkelur rregullat e partisë, duke shtuar se ato “mangësi kishin ndikuar negativisht në opinionin publik, duke ndikuar në reputacionin e partisë, shtetit dhe atij personalisht”.

Komiteti Qendror i Partisë, një organ i lartë vendimmarrës në Vietnamin e udhëhequr nga Partia Komuniste, ka miratuar dorëheqjen e Thuong vetëm rreth një vit pas zgjedhjes së tij.

Presidenti ka një rol kryesisht ceremonial, por është një nga katër pozicionet kryesore politike në vendin e Azisë Juglindore.

Thirrjet në zyrën presidenciale të mërkurën mbetën pa përgjigje.

Takimi i komitetit i ka paraprirë një sesioni të jashtëzakonshëm të Parlamentit të Vietnamit të planifikuar të enjten, kur deputetët pritet të konfirmojnë vendimet e partisë, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denveri mposhti me rezultat 115-112 Minnesotan në përballjen e dy…