
Pranoi valixhen e cila kishte 5 kg më tepër në këmbim të 50 eurove, arrestohet punëtori i aeroportit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje një person, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i udhëtareve ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit personal.
Sipas policisë, i dyshuari (punëtorë i aeroportit) kishte pranuar 50 euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).
I dyshuari në këtë rast pranon 50 euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të policisë për veprime të mëtejme.