PRAPAGANDË E ZEZË ANTISHQIPTARE KUNDËR ALI AHMETIT
Në një pjesë të mediave dhe në rrjetat sociale jo vetëm në Maqedoninë e Veriut , zhurma e tingujve funebër që e mbulon me zjarr prej të vdekurit politikisht, shqiptarin më në zë, Udhëheqësin e madh e të lavdishëm të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti, është kori i zi i korbave të zinj me pamje njeriu, që krrokasin për mishin e ngordhur në arrenen e luftimeve dhe prenë e humbësit jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore!
Është e tmershme të dëgjosh e të lexosh, se si Ali Ahmeti luftohet me kaq brutalitet, me rivalitet ekstrem që i tejkalon kufijtë e garimit normal politik zgjedhor, dhe lufta kundër Tij, futet në fushën e panjohur, që as armiqt në fronte luftërash e granatimesh nga istikame të armatosura, ndoshta do të ishin më racional e më njerëzor!
Gara politike në fushatën zgjedhore të vitit 2024 dhe kjo tash e vitit 2025, do të mbahet mend gjatë për shumë gjëra, por do të dallohet për sulmet e paskrupullta kundër figurës së Ali Ahmetit, ndaj të cilit u zbraz i tërë arsenali, por Luani shqiptar i Zajazit të Maqedonisë së Veriut, marrshon fitimtar nëpër beteja dhe korrë fitore të cilat makineria kundërshtare politike nuk arrinë dotë të ia stopojë, ndonëse ka përdorur shumë etiketa e goditje antinjerëzore!
Në daljen e parë para mediave pas zgjedhjeve të 19 Tetorit 2025 në Selinë e BDI-së, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti e argumentoi saktë, se edhe në të kaluarën është sulmuar gjatë kohës kur ishte Lider studentor i vitit 1981 e deri në ditët e sotme!
Botërisht e deklaroi, se atëherë më quanin nacionalist, separatist e iredentist, kurse nga 2024 e sot 2025, te korruptuar e të kriminalizuar!
Propaganda e zezë kundër Ali Ahmetit, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, është antishqiptare, është anti Flamurit Kombëtar Shqiptar, anti Gjuhës Shqipe, është anti UÇK, është anti Universitetit të Tetovës , anti Universitetit të Shtulit, është anti Universitetit “Nënë Tereza” e anti të gjitha të arriturave origjinale shqiptare pas luftës së UÇK-së tëvitit 2001!
Propaganda e zezë kundër Ali Ahmetit, ish-themeluesit të UÇK-së, Kreut të BDI-së e Liderit të AKI-së, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, sado e ashpër dhe fyese, denigruese dhe shpifëse, armiqsore dhe e poshtër, do të dështojë me turp, sepse përballë shqiptarit të madh e krijuesit modern të Maqedonisë shqiptare të Veriut, do të shkrihet e do të përfundojë në koshin e plehrave!
Prishtinë, 27 Tetor 2025!




