Prattipati deklarohet pas takimit me Kurtin: Partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje

21 gusht 2025 | 16:15

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në një deklarim pas takimit, ajo ka shprehur shqetësim për tendencat që të përjashtohen partitë serbe nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ajo ka thënë se kanë diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për këtë çështje.

Në këtë kontekst, ajo e ka vlerësuar tejet të rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje.

“Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Restelica, ish-drejtori i suksesshëm i ‘Prishtina Parking’ dhe tash…