PREDIKIMET SHKENCORE TË NAIM KRASNIQIT PO KONFIRMOHEN

24 maj 2023 | 10:46

Shkruan: Dr. Hajdin Abazi

Rrallëherë në histori ndodhë që predikimet krejtësisht të reja në shkencë të konfirmohen kaq shpejt sa po nodhë me ato të Naim Krasniqit – për bërthamën e tokës dhe përgjithësisht të trupave me formë sferike, si dhe, tërthorazi, për fushën antimagnetike, aktualisht si parashikim “për mos rrezikim edhe 1000 vite” të tokës nga goditja e asteroideve shkatërrues.

Zakonisht predikimet teorike ju paraprijnë zbulimeve praktike ose konstatimit eksperimental, dhe kjo paraprirje mund të jetë prej shekujsh deri me dekada. Ekzistenca e atomit, si bazament i realiteti, ishte predikuar nga Leukipi (490-430 p.e.s.) dhe Demokriti (460-360) në shekullin e pestë para erës së re,[1] kurse konfirmimi, ose konstatimi i ekzistencës së atomit si entitet fizik u bë me veprën e John Dalton A New System of Chemical Philosophy (1808-1827)[2], dhe sot atomi është një antitet i pranuar. Një tjetër predikim teorik ishte ai i bozonit Higgs[3], i bërë në vitin 1964, konfirmimi eksperimental i të cilit u bë më 4 korrik 2012 nga ekipi i Large Hadron Collider[4].

Zhvillimi i teknologjisë dhe avancimi i saj e kanë shkurtuar përgjithësisht  kohën nga parashtrimi teorik deri te konfirmimi eksperimental. Kjo dëshmohet edhe në rastin e predikimeve teorike të fizikanit Naim Krasniqi.

Trupat qiellor sferik kanë nga dy bërthama

Naim Krasniqi në publikimet e vitit 2019 kishte bërë një predikim krejtësisht të pazakonshëm dhe shumë të pabesueshëm. Ai kishte pohuar se trupat qiellor që kanë formë sferike kanë nga dy bërthama, të cilat janë të integruara: bërthamën e ciklonit dhe bërthamën e tornados elektrostatike që ndodhet brenda saj, e që autori i quan bërthamë ciklo-elektrostatike.

Ja se si shkruante atëherë Naim Krasniqi:

“Forca tërheqëse e bërthamës së ciklonit të tokës e ka tërhequr rreth vetes bërthamën e tornados elektromagnetike e cila ishte më afër. Në këtë mënyrë, pas një kohe, bërthama e tornados elekotromagnetike përfundon në brendësi të sferës feromagnetike me rreze prej 3846 km, në qendër të së cilës ndodhet bërthama e ciklonit.”[5]

Në librin “Mikrobota…” që doli nga shtypi më 4 shkurt 2023, Naim Krasniqi e shpjegon më tej fenomenin e integrimit të këtyre dy fenomeneve bazike:

“Në momentin kur bashkohet bërthama e ciklonit me bërthamën e tornados elektrostatike formohet bërthama e përbashkët që quhet bërthama cikloelektrostatike (bce)“[6].

Fizikani Naim Krasniqi shpjegon në detaje se si është krijuar kjo bërthamë e integruar, dhe kjo ndodhte në vitet kur shkencëtarët pohonin se toka kishte një bërthamë të vetme. Rreth pesë vite më pas, më 23 shkurt 2023 një grup shkencëtarësh, me anë të matjeve sizmike, demonstron ekzistencën e një bërthamë tjetër brenda asaj bërthame të brendshme të tokës[7] që besohej se ishte e vetmja.

Njëri nga këta shkencëtarë shkruan: “Ne e kemi konfirmuar tani ekzistencën e një bërthame më të brendshme në brendësi të bërthamës”[8]. Sigurisht, referimi “konfirmim” i adresohet dy shkencëtarëve të tjerë, përkatësisht hipotezës së tyre të shtruar në vitin 2002[9].

Ajo që e dallon predikimin teorik të shkencëtarit Naim Krasniqi është fakti se ai e shpjegon jo vetëm se Toka, por edhe çdo trup tjetër qiellor me formë sferike, ka bërthamën e ciklonit dhe brenda saj e ka bërthamën e tornados elektrostatike. Ai e zbërthen enigmën: “gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY) formohen ciklonet, kurse për ndryshim nga ciklonet, tornadot formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve të (aX) dhe (aZ), çka do të thotë se sikur ciklonet ashtu edhe tornadot kanë një element të përbashkët (aX)”[10].

No description available.

Jo më larg se në muajin maj 2023 u konfirmua se edhe Hëna e ka një bërthamë të brendshme[11], [12].

Nisur nga këto konfirmime eksperimentale për bërthamën brenda bërthamës së Tokës dhe të Hënës mund të pohohet se nuk do të jetë e largët dita kur kolegët shkencëtarë do të arrijnë të konstatojnë se edhe dielli ynë, dhe çdo trup qiellor që ka formë sferike, ka një bërthamë të dyfishtë, përkatësisht bërthamën e ciklonit dhe brenda saj të integruar edhe bërthamën elektrostatike.

Toka nuk rrezikohet nga goditja e asteroidëve

NASA, në portalin e saj zyrtar, pohon se vetëm një herë në disa miliona vite mundet një asteroid ta godasë tokën sa të rrezikojë njerëzimin[13].

Studimet e ndryshme shkencore kanë konstatuar se afërsisht para 66 milionë vitesh, ishte goditja e një asteroidi ai që i dha fund epokës së dinozaurëve, dhe e shoi 80% të jetës në planetin tonë[14].

Nga ky pohim ishin ngjallur parashikimet për rreziqet për Tokën nga goditja prej asteroideve. Në vitin 2019, Naim Krasniqi kishte shkruar se jepen “informata të frikshme dhe të pavërteta mbi rrezikimin e Tokës nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë”[15].

Këtyre ditëve u deklarua me një siguri shumë të madhe se asnjë asteroid shkatërrues nuk do ta godas Tokën në 1000 vitet e ardhshme[16], [17]. Ky konstatim u bazua në shkrimin autorial të katër shkencëtarëve, publikuar në Draft-versionin e 9 maj 2923[18].

David Fornacchia, nga Qendra e NASA-s për studimin e objekteve afër Tokës, ndër të tjera, pohoi, se “Në përgjithësi, ndikimet asteroide të afta për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në Tokë janë jashtëzakonisht të pamundura”[19].

Një pohim të këtillë e kishte bërë me siguri shumë të madhe edhe fizikani Naim Krasniqi në vitin 2019.

Kush e mbron Tokën nga goditjet e asteroideve?

Shpjegimet janë të ndryshme. Astrofizikanët kryesisht theksojnë lëvizjet orbitale të sistemit tonë diellor, si dhe lëvizjen e asteroidëve.

Për parashikimin e lëvizjeve të asteroideve NASA ndjek këtë model:

“Orbita e një asteroidi llogaritet duke gjetur shtegun eliptik rreth diellit që i përshtatet më mirë vëzhgimeve të disponueshme të objektit. Kjo do të thotë, shtegu i llogaritur i objektit rreth diellit rregullohet derisa parashikimet se ku duhet të ishte shfaqur asteroidi në qiell në disa momente të vëzhguara përputhen me pozicionet ku objekti u vëzhgua në të njëjtën kohë. Ndërsa gjithnjë e më shumë vëzhgime përdoren për të përmirësuar më tej orbitën e një objekti, ne bëhemi gjithnjë e më të sigurt në njohuritë tona se ku do të jetë objekti në të ardhmen.[20]” Madje NASA ka lansuar një aplikaci9n ku mund të përcillen lëvizjet e asteroideve.

Por Naim Krasniqi nxherrë shkaqet elementare të mekanizmit mbrojtës të Tokës. Ai shkruan: “Kur sulmohemi, si sulmohemi dhe kush është faktori kryesor që na mbron neve në tokë dhe e mban stabil universin  nga shkatërrimi… Kjo forcë që e mban stabil universin ka një emër dhe një burim”[21]. Ajo është fusha antimagnetike[22], e cila vepron me forcë shtytëse, ose anti-gravitacionale[23] e të cilën e ka zbuluar Naim Krasniqi[24]. Fusha antimagnetike është e vetmja forcë shtytëse në univers dhe pikërisht kjo është ajo që edhe e bën të mundur ekzistencën e sistemeve diellore, dhe të galaktikave[25].

Dhe konkretisht ajo është mburojë e tokës: “Fusha antimagnetike që buron nga toka është e vetmja forcë që e parandalon goditjen e Tokës nga Hëna, e mbron Tokën nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë qoftë nga meteorë apo asteroide…, e mbron Tokën nga rrezatimet e ndryshme, sidomos nga erërat vdekjeprurëse të Diellit…”[26].

No description available.

Sa i përket Hënës, shkencëtari Naim Krasniqi shkruan: “Hëna nuk ka fushë magnetike të fortë por vetëm një magnetizim të padukshëm nga Toka, prandaj nuk mundet të ketë fushë antimagnetike, ky është argumenti që rreth Hënës nuk rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, por as nuk mbrohet nga goditja e trupave qiellorë, prandaj është e rrezikuar, sepse kohë pas kohë bien trupa mbi sipërfaqen e Hënës”[27].

Me fjalë të tjera, është fusha antimagnetike, përkatësisht forca e saj shtytëse e cila e mbron Tokën nga goditjet e trupave qiellorë, madje, në një kontekst më të gjerë, edhe vetë Diellin, dhe tërë vetë galaktikat.

Po si ndodhë atëherë që, megjithatë, ndonëse rrallë, të goditet Toka nga asteroide?

Mbrojtja e Tokës nga fusha antimagnetike është një mbrojtje e natyrshme, një mekanizëm i vetë trupave qiellore si yje, planetë etj. Është forca e saj shtytëse ajo që i shërben si mburojë trupave qiellorë si Toka. Por kjo mbrojtje nuk është absolute.

Duke u bazuar në teorinë e Naim Krasniqit mbi fushën antimagnetike, mund të thuhet se si fusha magnetike ashtu edhe fusha antimagnetike nuk janë konstante universale te secili trup qiellor. Tërë kohën janë në ndërveprim fushat magnetike dhe antimagnetike, përkatësisht forcat tërheqëse me forcën shtytëse. Është një proces i çdo hershëm. Dhe në këtë proces konstelacionet midis këtyre forcave ndodhë, nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm, të mos jene të njëjta, po të ndryshojnë në ndonjë rast. Raste të këtilla, fjala vjen, mund të jenë lëvizja e poleve magnetike të trupit qiellor, me ç’rast lëvizin edhe fusha magnetike dhe antimagnetike. Mund të jetë ndonjë konstelacion i brendshëm midis bërthamës së ciklonit dhe të tornados elektrostatike, që shkakton ndonjë dobësim të përkohshëm të fushës antimagnetike. Mund të jetë edhe nëse, në ndonjë rrethanë, fushat tërheqëse nga Dielli janë të përqendruara në një kah të caktuar ndaj Tokës, me ç’rast fusha e saj antimagnetike mund të jetë po ashtu më e përqendruar në atë drejtim, dhe disi më ë dobët në ndonjë drejtim tjetër. Pra, për shkaqe të ndryshme, mundet të dobësohet në ndonjë segment fusha natimagnetike. Po qe se në një rrethanë të këtillë të ndodhet ndonjë asteroid pikërisht në atë konstelacion, atëherë ai mund të rastis të godasë në pikën e dobët të fushës antimagnetike, pra të forcës shtytëse, dhe pikërisht në këtë dimension të dobësuar mbrojtës të mund të depërtojë dhe të godasë Tokën, respektivisht cilindo qoftë trup qiellor sferik.

Astrofizika dhe shkencat e natyrës ndodhen para konfirmimeve të mëdha shkencore

Astrofizika duket se është duke bërë hapa në drejtimin për të arritur të një konfirmim i madh shkencor. Po e quaj konfirmim, pasi që teorikisht e ka zbuluar atë teoricieni i fizikës Naim Krasniqi. E kam fjalën për fushën antimagnetike në makrobotë por edhe fushën antielektrostatite në mikrobotë.

Naim Krasniqi e ka treguar me eksperimente mekanike burimin e fushës antimagnetike, fushë e cila ka karakter shtytës ose antigravitacional, pra i kundërt me forcën tërheqëse. Ajo është një lloj konvertimi i fushës magnetike në fushë antimagnetike, dhe ndodhë vetëm atëherë kur polet e magnetit mbulohen me shtresën ferromagnetike, e atëherë fusha që shpërthen në drejtimet ekuatoriale merr karakteristika krejt të kundërta, duke u bërë forcë shtytëse.

Por, po kaq i madh do të jetë edhe konfirmimi i gjenerimit të fushës tërheqëse (gravitacionale) dhe fushës anti-elektrostatike (shtytëse) në mikro dhe në makro botë, membranës radioaktive të bërthamës së atomit dhe të grimcave të atomit, dhe shumë zbulimeve të tjera teorike që Naim Krasniqi i parashtroi në librin e tij Mikrobota.

[1] Samuel Enoch Stumpf, Filozofia, Historia & problemet, Botimet Toena, Tiranë, ISBN 99927-1-259-7, f. 24-27.

[2] John Dalton, A New System of Chemical Philosophy – Science History Institute Digital Collections.

[3] Hajdin Abazi, Shkenca në ( r) evolucion. Refleksione mbi kërkimin, arritjet, teknlogjinë, sfidat dhe transformimet shkencore, Kolegji AAB, Prishtinë, 2008, f. 65-67.

[4] The Higgs boson | CERN (home.cern)

[5] Naim Krasniqi, Gazeta “Epoka e re”, 17 korrik 2019, f. 11.

[6] Naim Krasniqi, Mikrobota, më ndryshe – një strukturë shumë më ndryshe e atomit, N. Sh. Armagedon, Prishtinë, 2023, f. 107

[7] Kenneth Chang,  What’s Inside Earth’s Inner Core? Seismic Waves Reveal an Innermost Core. – The New York Times (nytimes.com).

[8] Ibid.

[9] Iaki Ishii and Adam M.  Dziewoński The innermost inner core of the earth: Evidence for a change in anisotropic behavior at the radius of about 300 km | PNAS / e

[10] Naim Krasniqi, Gazeta “Epoka e re”, 16 korrik 2019, f. 11..

[11] We Know What’s Inside The Moon; Scientists Make a Discovery (interestingengineering.com)

[12] NASA – NASA Research Team Reveals Moon Has Earth-Like Core

[13] Asteroid Fast Facts | NASA

[14] Here’s What Happened the Day the Dinosaurs Died (nationalgeographic.com)

[15] Naim Krasniqi, “Epoka e re”, 16 korrik 2019, f. 11.

[16] Jonathan O’Kallaghan, Earth is probably safe from a killer asteroid for 1,000 years | MIT Technology Review, May 15, 2023.

[17] NASA bën matematikat: Ja për sa vite është Toka e sigurt nga asteroidët – Gazeta Express

[18] Oscar Fuentes-MuñozDaniel J. ScheeresDavide FarnocchiaRyan S. Park, [2305.04896] The hazardous km-sized NEOs of the next thousands of years (arxiv.org)

[19] Richard Currie, World-ending asteroid will not hit Earth in next 1,000 years • The Register , May 17, 2023.

[20] Asteroid Fast Facts | NASA

[21] Naim Krasniqi, “Epoka e re”, 16 korrik 2019, f. 11.

[22] Naim Krasniqi, “Epoka e re”, 28 korrik 2019, f. 11.

[23] Hajdin Abazi, 7-HSS-542.pdf (ijlrhss.com), 2019.

[24] Hajdin Abazi, The Symmetric Physics – a Substantially New Science, Lambert Academic Publishing, 2020, f. 63-107.

[25] Naim Krasniqi, “Epoka e re”, 16 korrik 2019, f. 11.

[26] Naim Krasniqi, “Epoka e re”, 24 korrik 2019, f. 11.

[27] Ibid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Istogut udhëton për në Vushtrri me synim për…