Prej nesër, gastronomia do të punojë vetëm deri në orën 21:30

28 gusht 2021 | 17:48

Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë Covid-19, ka kufizuar edhe punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.

Sipas vendimit të Qeverisë, që nga nesër gastronomia në Kosovë do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, pas publikimit të vendimit.

Javëve të fundit, situata me pandeminë Covid-19 është përkeqësuar në Kosovë. Vetëm sot, Kosova regjistroi 18 viktima dhe 1.891 raste të reja me koronavirus.

Ndërkaq, në shtatë ditët e fundit, në vend janë regjistruar 107 viktima dhe 13.475 raste të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në…