Prej RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati ‘rezistenca e Albin Kurtit’
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Ai ka shkruar në “Facebook” se kaq ishte rezistenca e kryeministrit Albin Kurti.
“Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruan marrëveshje që as ata vetë s’po mund ta mbrojnë. Por më e rënda është që dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bën për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion. Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lënë brenda konfliktin”, ka shkruar Molliqaj.



