Prej tre ditësh pa kontakte me familjen, kjo është zyrtarja e policisë e zhdukur në Kosovë

01 maj 2024 | 18:24

Një zyrtare e Policisë së Kosovës u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec.

Ajo të dielen u largua nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka pasur kontakt me familjarët.

Ky rast u konfirmua edhe nga autoritetet policore, që thanë se kanë nisur tashmë hetimet.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për zyrtaren policore Valdete Jakupi, e cila u denoncua e zhdukur nga vajza e saj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besian Beha / Nacionale Gjithçka nisi me largimin e majorit…