Prej vitesh larg skenës, Flor Mumajesi feston ditëlindjen! Postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë

25 gusht 2025 | 15:11

Me një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua,” shkruan ai.

Artisti ndalet në detaje të thjeshta, por plot ndjenjë, si përqafimet, këngët që nëna i këndonte dhe aroma karakteristike që ai e kujton me mall. Një prej kujtimeve më të përzemërta që ndan është loja e fëmijërisë, kur ajo e mbante në prehër dhe këndonte: “ding dange, e ding dange…”

“Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës,” shkruan Flori.

Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon:

“Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë’…”

Kujtojmë që prej disa vitesh Flori Mumajesi është tërhequr nga skena duke lënë përgjysmë karrieren e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës.…