Premtimet elektorale të Kurtit në opozitë, realiteti në qeverisje (video)

03 shkurt 2023 | 12:50

Albin Kurti sa ishte në opozitë sulmonte pushtetet e atëhershme për mospunë.

Kurti në fushata elektorale si lider opozite premton se me LV-në në pushtet shporta familjare do të jetë më e rëndë nga pesha dhe ma e lirë nga çmimi.

“0% TVSh për bukën, miellin, vajin, sheqerin, kripën, qumshtin dhe arsimin”, pati thënë Kurti në premtimet e tij elektorale.

Por realiteti sot është ndryshe me Albin Kurtin në pushtet.

Shkodran Ramadani ka postuar një video të Kurtit kur jepte premtime në fushatë elektorale dhe ka bërë krahasimin me realitetin sot, kur ai është në krye të qeverisjes.

“Realiteti i qeverisjes:
Jo veç që nuk e ka mbajt këtë premtim, por tani përveç rritjes enorme së çmimeve, qytetarëve ua ka shtu edhe një barrë matë randë: tatimin në pronë 100% ma të naltë”, ka shkruar në ”Facebook” Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rekordet Botërore të Guinness prezantuan Bobin, qenin më të vjetër…