Premtohet mbështetje për shoqatën e shurdhmemeceve

21 dhjetor 16:28

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, e shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit Selim Marevci, drejtori i infrastrukturës, Arber Bytyqi, këshilltarja komunale Lumnije Morina nga PDK-ja dhe Balton Derguti nga LDK-ja, kanë vizatuar shoqatën e shurdhmemecëve në Ferizaj.

Me këtë rast drejtuesit e kësaj shoqate këta të fundit i kanë njoftuar me problemet dhe sfidat me të cilat përballet kjo kategori.

Naser Maliqi, kryetar i shoqatës së shurdhmemecëve në Ferizaj, është shprehur se problem kryesor përveç kushteve të rënda të jetës është edhe ndalja e pensioneve invalidore që po bëhet nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e qeverisë lokale që të bisedojnë me nivelin qendror në mënyrë që t’ju dalin sadopak në ndihmë kësaj kategorie.

Ndërsa kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, por edhe shefi i kabinetit të Kryetarit Selim Marevci, ka premtuar një mbështetje me të madhe për këtë kategori, përderisa kanë shtuar se me rregulloren e re e cila ju dedikohet Personave me Aftësi të Kufizuara e cila pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës, janë të përfshira edhe kjo kategori.

Në Komunën e Ferizajt, janë rreth 180 persona shurdhmemec.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e fundit për…