Pres dyndje nga Skënderaji e Mitrovica në Vushtrri për t’i ndihmuar Idrizit

18 tetor 2021 | 23:25

Xhafer Tahiri i është rikthyer deklaratave të vjetra për ndërhyrje nga komuna fqinje në garën për Vushtrrinë.

Tahiri ka deklaruar se pret dyndje nga Skënderaj e Mitrovica për t’i ndihmuar PDK-së dhe Idrizit në Vushtrri për garën e Balotazhit.

“Natyrisht që pres dyndje nga Skënderaji dhe Mitrovica, pasi që tash PDK-ja atje tashmë ka fituar, por unë i ftoi qytetarët për një fushatë të qetë” ka thënë Tahiri në Kanal 10.

Në pyetjen e moderatorit nëse ai po aludon në ardhjen e Sami Lushtakut për ta ndihmuar Idrizin në Vushtrri, Tahiri është përgjigjur se kjo ka ndodhur tradicionalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim…