Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

06 korrik 2025 | 17:24
Përfaqësuesit e Danimarkës konfirmuan se do të mbështesin përpjekjet e zgjerimit në rajon, por nuk dhanë një qëndrim të qartë nëse do të ndërmarrin hapa konkretë për aplikimin e Kosovës, i cili është dorëzuar që në dhjetor 2022.

“Presidenca Daneze do të punojë për të gjetur rrugë përpara, të cilat mund të kontribuojnë në integrimin më të ngushtë të Kosovës me BE-në,” thuhet në përgjigjen për gazetën express, duke shtuar se ky proces do të bazohet në merita dhe reforma.

Megjithëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim është ende në pritje të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së, Danimarka merr presidencën në një periudhë të sfidave të shumta gjeopolitike dhe pas një serie presidencash që nuk e shtynë përpara këtë çështje.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u shpreh optimist se presidenca daneze do të japë shtysë për proceset integruese në Ballkan.

“Mund të mbështetemi te presidenca daneze për të çuar përpara negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që nuk ka status kandidati për BE, ndërsa përpjekjet për avancim janë ngadalësuar edhe për shkak të pesë vendeve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhet të jetë vendi i duhur për t’u strehuar nga…