Presidenca e Shqipërisë “vishet” me të kaltër në Ditën Botërore të Autizmit

02 prill 2020 | 20:26

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Presidenca e Shqipërisë i është bashkuar fushatës globale “Ndriço Blu!.

Me herët në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit Ilir Meta,  kërkoi më shumë përkrahje për fëmijët e kësaj kategorie.

“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme. Sot kjo Ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre. Mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.  Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë!”, shkroi Meta.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut, pjesë e çrregullimeve të Spektrit Autik.

Ai është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vlerësuar me koeficiente të inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka njoftuar se…