Presidenca i reagon Vuçiqit për zgjedhjet në veri

13 prill 2023 | 20:14

Nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, i kanë reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq sa i përket zgjedhjeve në veri.

Shefi i stafit Blerim Vela, tha se kreu i shtetit serb po kërkon që t’i bllokojë zgjedhjet e datës 23 prill në veri.

“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë. Po vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS.

Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, tha Vela.

Ndërsa sot Vuçiq sot në takimin me serbët e Kosovës në Rashkë, tha se Kosova nuk është e interesuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbë.

“Kurti insiston në zgjedhje në veri të Kosovës për të thënë më vonë se Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi nuk janë komuna serbe, kështu që nuk mund të formojnë Asociacionin”, tha Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Rashkë me…