Presidenti Ademi darkon me presidentin e FIFA-s, diskutojnë për projektet e FFK-së

18 gusht 2023 | 15:33

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është takuar të premten me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë darkës zyrtare në Sydney.

Në takim, ata kanë  diskutuar për futbollin dhe projektet e përbashkëta të FIFA-s, UEFA-s, MKRS-së dhe FFK-së.

Presidenti Ademi ka shprehur kënaqësinë për ritakimin me presidentin Infantino dhe e ka informuar atë për gjendjen e tanishme të FFK-së si dhe për projektet e realizuara.

“Gjithmonë të këndshme dhe të rëndësishme takimet, ndejat dhe darkat me presidentin Infantino. Gjatë darkës në Sydney diskutuam shumëçka për futbollin, për projektet, për investimin e përbashkët FIFA, UEFA, MKRS dhe FFK. E njoftova edhe me gjendjen e tanishme të FFK-së, me situatat që kaluam dhe që po kalojmë. Ai u interesua sidomos për raportet me institucionet shtetërore, teksa u interesua edhe për projektet ku investon FIFA. Presidenti Infantino tha se ai dhe FIFA janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar FFK-në, sa herë që ka nevojë”, ka thënë Ademi.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e ka falënderuar të parin e FIFA-s për ftesën në finalen e Kupës së Botës për femra, Spanjë – Angli dhe ka përgëzuar për organizimin e shkëlqyeshëm të këtij eventi. Në anën tjetër, Infantino e ka falënderuar kreun e FFK-së për praninë e tij në këtë event dhe vuri në pah rëndësinë e rritjes së futbollit të femrave në nivel global.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, trajneri italian Luciano Spalletti…