Presidenti Biden i emocionuar përkujton Beaun, djalin që shërbeu në Kosovë

14 prill 2023 | 22:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës në Mayo të Irlandës, pati shansin të takonte priftin i cili kishte udhëhequr ceremoninë e varrimit të djalit të tij, Beau, i cili vdiq nga kanceri në tru.

Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës, përkatësisht më 2001 në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Presidenti amerikan ka vizituar kishën në Mayo dhe ka folur për familjen e tij, besimin dhe djalin e tij, Beau.

“Ishte spontane. Bideni qau, vërtetë e preku atë dhe më pas u lutëm bashkë për familjen e tij”, ka thënë prifti.

Bideni ka nisur një seri vizitash në vendet ku ka lidhje familjare dhe në Mayo ai ka lidhje përmes stërgjyshit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretariati i CEFTA-s (Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën…