Presidenti Biden nënshkruan tri dokumentet e para

20 janar 2021 | 21:23

Presidenti Joe Biden ka nënshkruar tri dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij i parë zyrtar si presidenti i 46-të.

Presidenti Biden nënshkroi Deklaratën e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinetin qeveritar.

Nënshkrimet janë pjesë e premtimit të tij të fushatës për të zhbërë shumë nga veprimet e ish-presidentit Donald Trump gjatë katër viteve të fundit duke nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë.

Në një deklaratë të mërkurën, ekipi i tranzicionit i presidentit Biden tha se disa nga ato çështje përfshijnë menaxhimin e krizës së koronavirusit, emigracionit dhe ndryshimit të klimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka…