Presidenti dhe Lushtaku në odën e familjes Demaj në Abri

02 korrik 2020 | 21:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, sot kanë vizituar familjen Demaj të fshatit Abri të Skenderajt, e cila për çështjen kombëtare, sidomos për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka dhënë kontribut të madh.
Thaçi, në një shkrim të shkurtër publikuar në Facebook, ka thënë se kjo familje ende po e paguan çmimin e lirisë.

Postimi i plotë:

Sot, në familjen Demaj në Abri. Respekt të përjetshëm kësaj familjeje për kontributin e madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo familje atdhetare edhe sot është duke sakrifikuar dhe paguar çmimin e lirisë. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të zhvillimeve të…