Presidenti Erdogan shpallet “Qytetar Nderi i Kurbinit”

17 janar 2022 | 14:29

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u shpall “Qytetar Nderi i Kurbinit”.

Ai këtë titull e mori gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara ka thënë se ky titull iu akordua Erdoganit me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë nga qeveria e tij në ‘ditët më të vështira’.

“Këshilli Bashkiak akordon titullin më të lartë që një bashki jep, Qytetar Nderi i Kurbinit’. Me motivacionin për solidaritetin dhe ndihmën në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rindërtimit”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 30-vjeçar në Kinë ka hequr një peshk të…